Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor "Fier i Ri-Ngurrëz", ku një motomjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e tij.
Sipas Policisë, motori drejtohej nga shtetasi me inicialet E. T., 47 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka pësuar dëmtime të rënda.
47-vjeçari është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
"Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi E. T., 47 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë, 47-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje