TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2024, 18:19

Tifozi bie nga 3 metra lartësi, panik në ndeshjen Monza-Sasuolo

Shkruar nga Pamfleti

Tifozi bie nga 3 metra lartësi, panik në ndeshjen Monza-Sasuolo

Frikë në minutën e 60 të ndeshjes Monza-Sasuolo, ndeshje e Serisë A e zhvilluar në stadiumin “U-Power”. Arbitri Manjanelo ndërpreu ndeshjen për të ndihmuar një tifoz në këndin e miqve pas indikacioneve të të pranishmëve në fushë.  

Pas një ndalese 4-minutëshe, ndeshja rifilloi sërish: për tifozin Gjelbërzi, i cili u shfaq menjëherë i vetëdijshëm, vetëm një mavijosje e fortë për shkak të rënies (rreth tre metra) nga parmaku që kufizon zonën e tifozëve miq. 

Monza mposhti Sasuolon me rezultatin minimal 1-0. Mjaftoi një gol i Kolpanit në minutën e 31 që vendasit të merrnin 3 pikët.  

monza sasuolo tifozi

Lini një Përgjigje