TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2024, 17:55

Liverpuli “shtyp” Noruiçin, spektakël golash në “Anfield Road” për kualifikimin në Kupën e Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli “shtyp” Noruiçin, spektakël golash në

Liverpuli ka kaluar fazën e 1/16-ave në FA Cup, pas fitores 5-2 ndaj Noruiçit në shtëpi. "Të kuqtë” realizuan në minutën e 16 me Xhons, ndërsa shumë shpejt u kundërpërgjigjën mysafirët me Gibson. Skuadra e Klop shkoi në dhomat zhveshjes në avantazh, falë golit të Nunjez në minutën e 28. 

Në fillimin e pjesës së dytë, Zhota dhe Van Dajk thelluan epërsinë. Sainz futi përsëri në lojë skuadrën e Noruiçit me golin e tij në minutën e 69. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar për vendasit, që “vulosën” suksesin e thellë me Gravenbersh në minutën e 90. 

FA Cup është një nga objektivat e Liverpulit për këtë sezon, me trajnerin Klop që kërkon të mbyllë me trofe edicionin e tij të fundit në krye të pankinës së këtij ekipi. 

liverpul noruiç kupa e anglisë

Lini një Përgjigje