
Igli Tare ka konfirmuar se gjatë vitit të kaluar, ka qenë pjesë e një takimi me presidentin e Çelsit, Tod Bohli, në Palasë në jugun e Shqipërisë. Lajmi që publikoi “Panorama Sport” gjatë verës bëri bujë në opinionin sportiv dhe tashmë ka ardhur edhe konfirmimi nga vetë drejtuesi shqiptar se ishte ulur në një tavolinë me drejtuesin e lartë të bluve londinezë.
“Kam qenë, por kam qenë në një ambient shoqëror, me disa miq tanë. Ka qenë vetëm një takim thjesht formal shoqëror. Normale, kemi biseduar për shumë gjëra, për futbollin shqiptar, italian dhe pse jo, edhe për atë anglez dhe skuadrën e Çelsit. Por asgjë më tepër”, shpjegoi Tare së fundmi, duke konfirmuar këtë takim që bëri bujë asokohe.
Bohli ishte gjatë verës në kërkim të një drejtori sportiv dhe takimi me Taren u pa si një mundësi që drejtuesi shqiptar të zbarkonte në Premier Ligë për të nisur atje një etapë të re të karrierës së tij.
Lini një Përgjigje