
PSG-ja ka barazuar 2-2 në shtëpi kundër Brestit në javën e 19 të kampionatit francez të futbollit.
Sfida u zhbllokua në minutat e fundit të pjesës së parë.
Ishte Asensio që kaloi në avantazh vendasit me një finalizim të bukur pas një asisti të zgjuar të marrë nga i riu Barkola.
Në minutën e 45, erdhi edhe goli i dytë i PSG-së, i shënuar nga Kolo Muani.
Në pjesën e dytë, në minutën e 55, miqtë ngushtuan diferencat me Kamarën dhe në minutën e 80 barazuan me Pereira Lage, i cili mposhti Donarumën me një goditje me thembër.
Në fundin e ndeshjes, në minutën e 94, PSG mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Barkola.
Lini një Përgjigje