TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2024, 19:58

Sirena gjermane për Edon Zhegrovën, skuadra e Bundesligës kërkon të forcojë sulmin me 24-vjeçarin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Sirena gjermane për Edon Zhegrovën, skuadra e Bundesligës

Edon Zhegrova po kalon një sezon që mund të konsiderohet pozitiv te skuadra franceze e Lilës. Me francezët në kampionat, sulmuesi shqiptar ka realizuar dy gola këtë edicion, ndërsa ka dhuruar katër herë pasin e fundit.

Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re. Sipas asaj që shkruajnë mediat, gjermanët e Lajpcigut kanë filluar të interesohen për Zhegrovën, çmimi i të cilit vlerësohet në €17-20m.

Për 24-vjeçarin transferimi mund të kryhet në verë, jo gjatë merkatos së janarit. Për futbollistin do të ishte hera e parë që do luante në Bundesligë, pasi më parë është aktivizuar në Belgjikë te Genku dhe në Zvicër te Bazeli.

edon zhegrova sulmuesi shqiptar lajpcig

Lini një Përgjigje