TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2024, 20:51

11 javë pa fitore dhe rrezikojnë rënien në Kategorinë e Parë, Stavri Nica largohet nga Kukësi

Shkruar nga Pamfleti

11 javë pa fitore dhe rrezikojnë rënien në Kategorinë e

Ishte diçka e paralajmëruar, largimi ishte thjesht çështje kohe. Sot raportohet se tekniku durrsak, Stavri Nica është larguar përfundimisht nga skuadra e Kukësit, pas një largimi të mëparshën nga stoli verilindor.

Skuadra verilindore ka zhvilluar ditën e sotme stërvitjen pa 69-vjeçarin.

Skuadra e Kukësit po vuan mungesën e rezultateve pozitive këtë sezon. Ndërkohë, deri në gjetjen e një trajneri të ri, skuadra verilindore do të stërvitet nga zv-trajneri Oltion Kërnaja.

Stavri Nica mori drejtimin e Kukësit në fillim të këtij sezoni, megjithatë qendroi afro pesë muaj, duke mos mundur të siguronte një ecuri pozitive, pasi rreth 21 javë pas nisjes së kampionatit, verilindorët renditen në vend të parafundit me 19 pikë. Prej 11 javësh verilindorët nuk e njohin shijen e fitores në Superiore, duke bërë që skuadra të rrezikojë rënien në Kategorinë e Parë

stavri nica kukësi

Lini një Përgjigje