TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2024, 20:28

Tjetër rezultat pozitiv për Lara Kolturin, skiatorja shqiptare renditet në vendin e 12 në garën e Kronplatzit në Itali (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër rezultat pozitiv për Lara Kolturin, skiatorja shqiptare

Lara Kolturi bëri një garë mjaft solide në ditën e martë në Kronplatz të Italisë. Skiatorja 17-vjeçare që përfaqëson Shqipërinë u rendit në vendin e 12, një tjetër renditje në Top15 në GS për Kolturin.

Në vendin e parë e u rendit kampionia e padiskutueshme Lara-Gut Behrami, ndërsa në vendin e dytë skiatorja nga Zelanda e Re, Alis Robinson dhe e treta suedezja Hektor Sara.

E konsideruar edhe si pista më e vështirë e GS në cirkuitin e Kupës së Botës, pista Erta ishte me shumë fat për Larën. Lëshimi i parë nuk shkoi shumë mirë për Larën, duke u renditur e 20, por ajo rikuperoi në të dytën duke u renditur në dhjetëshen e parë.

Ndalesa e radhës për Larën është Kampionati Botëror i të Rinjve në Francë, ku presim medalje prej saj dhe të tjera rezultate pozitive.

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje