TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2026, 17:10

Ndryshime drastike te Milani, Flavio Briatore shfaq interes për të hyrë në strukturën drejtuese të kuqezinjve; shefi i F1 gati të risjellë Galianin

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshime drastike te Milani, Flavio Briatore shfaq interes për të
briatore-galiani

Vetëm pak ditë më parë, në Londër u zhvillua një takim mes Xhorxhio Furlanit, Gerri Kardianles, Zlatan Ibrahimoviç dhe Masimo Kalveli për të rishikuar balancat e pushtetit brenda klubit të Milanit. Megjithatë, gjatë ditës së sotme, media italiane “Cronache di Spogliatoio” publikoi një informacion që mund të ndryshojë më tej skenarin te kuqezinjtë.

Sipas raportimit, Flavio Briatore ka shfaqur interes për të hyrë në strukturën e klubit, edhe përmes mbështetjes së disa figurave pranë tij, ku spikat emri i Adriano Galianit.

Në profilin e tyre në Instagram, “Cronache di Spogliatoio” shkroi: “Përpjekje e Briatores për të hyrë te Milani. Kardinale, për momentin, nuk është i bindur”.

Më tej, media italiane shton se sipërmarrësi italian, aktualisht Executive Advisor i skuadrës Alpine në Formula 1, po punon për t’u bërë pjesë e Milanit. Në këtë operacion mund të përfshihen edhe Adriano Galiani, ish-drejtues historik i klubit kuqezi, si dhe Xhovani Karnevali, administratori i deleguar i Sasuolos.

Për momentin nuk ka ende detaje konkrete që konfirmojnë këtë skenar. Megjithatë, lidhja mes emrit të Flavio Briatores dhe Milanit është përfolur disa herë ndër vite.

Përveç deklaratave të tij publike mbi çështjet e klubit, shpesh të lidhura edhe me raportin e ngushtë me Adriano Galianin, që më 30 korrik 2025 ishte folur për një rol të mundshëm ndërmjetësues të Briatores për rikthimin e Galianit te Milani i Gerri Kardinales.

Rreth tetë muaj më parë u raportua edhe për një takim në jahtin e sipërmarrësit italian, episod që dukej se kishte afruar ndjeshëm pronarin e RedBird me ish-drejtuesin kuqezi.

Në fund, Galiani nuk u rikthye te Milani, edhe pse shumë e konsideronin marrëveshjen pranë zyrtarizimit. Tashmë mbetet për t’u parë nëse dyshja Briatore-Galiani do të tentojnë realisht të kenë një rol në të ardhmen e klubit kuqezi.

flavio briatore shefi i f1 milan

Lini një Përgjigje