
Sezoni futbollistik që po mbyllet i ka parë protagonistë shumë prej futbollistëve të Kombëtares shqiptare.
Thomas Strakosha që kaloi një vit fantastik me AEK-un ku u shpall kampion i Greqisë ka pasur një ecuri të jashtëzakonshme në kuadrat duke e mbajtur portën të paprekur në 23 ndeshje në total, shtuar këtu edhe sfidat me Kombëtaren.
Kjo gjë e rendit gardianin kuqezi të parin për “clean sheet” duke lënë pas edhe emrat më të njohur të portierëve Europianë si David Raja, Butez, apo Jan Sommer.
Edhe Ylber Ramadani vazhdon të vendosë rekorde në Serinë A, sa iu përket kilometrave të përshkuar në fushën e lojës.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka arritur që të koleksionojë në total mbi 400 kilometra duke qenë i vetmi në futbollin italian me një shifër të tillë.
Kristante është ai që e ndjek në renditje me 390 kilometra.
Ramadani ka qenë një nga lojtarët kyç të Leçes në këtë sezon duke ndihmuar këta të fundit në garën për të mbijetuar mes më të mirëve të kampionatit italian.
Lini një Përgjigje