TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2026, 20:01

Milani nuk pret fundin e sezonit, Igli Tare merr përgjegjësitë dhe ndan rrugët me “djallin” pas vetëm një viti

Shkruar nga Pamfleti
Milani nuk pret fundin e sezonit, Igli Tare merr përgjegjësitë
igli tare

Igli Tare dhe Milani pritet të ndajnë rrugët në përfundim të këtij sezoni. Sipas raportimeve nga Italia, drejtori sportiv shqiptar është informuar nga klubi për vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit, ndërsa largimi i tij do të formalizohet pas mbylljes së sezonit të rregullt.

Lajmi është bërë publik fillimisht nga gazetari i njohur Fabricio Romano, i cili shkruan se marrëdhënia mes palëve ka arritur në fundin e saj dhe tashmë priten vetëm procedurat zyrtare për të konfirmuar ndarjen.

Në ambientin kuqezi kanë nisur menjëherë diskutimet për emrin që mund të zëvendësojë Taren. Mediat italiane raportojnë se Milani po shqyrton mundësinë për të afruar Toni D’Amikon nga Atalanta në postin e drejtorit sportiv. Në listën e kandidatëve mbetet edhe Fabio Paratici, emër i përfolur edhe më herët përpara se klubi t’i besonte projektin drejtuesit shqiptar.

Largimi i mundshëm i Tares ka marrë vëmendje të madhe në mediat sportive italiane, duke pasur parasysh se emërimi i tij te Milani u konsiderua si një nga arritjet më të rëndësishme të një drejtuesi shqiptar në futbollin europian.

Ndërkohë, në Itali po qarkullojnë edhe zëra për një largim të mundshëm të trajnerit Masimiliano Alegri. Vetë Tare kishte deklaruar më parë se ishte ai që kishte ndikuar në afrimin e teknikut italian te “Djalli”.

Aktualisht, Milani mban vendin e katërt në Serinë A dhe vijon betejën për sigurimin e një vendi në Champions League sezonin e ardhshëm.

igli tare drejtori sportiv milan

1 Komente

  1. T
    Tony

    Eh, kur u bo ne cuni Isa Tares, qe vetem cekicin dinte me vervit, me u bo drejtor i gjigandit Milan. Arrigo Sacchi nuk kishte qene futbollist, ishte financier dhe e ngriti Milanin ne piedestal. Duhet te te punoje trua trua, thoshte dikur nje plak me mend.

    Lini një Përgjigje