TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2026, 18:00

Mbrojtësi i kombëtares largohet i dëmtuar nga fusha e lojës, 34-vjeçari rrezikon “ndeshjen e jetës” (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Mbrojtësi i kombëtares largohet i dëmtuar nga fusha e lojës,
ivan balliu

Ivan Balliu ka shqetësuar Rajo Vajekanon dhe Kombëtaren shqiptare pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e javës së 36-të të La Ligës ndaj Valencias, e përfunduar në barazim 1-1.

Mbrojtësi kuqezi e nisi sfidën si titullar dhe në pjesën e dytë mori edhe shiritin e kapitenit te skuadra madrilene. Megjithatë, ndeshja nuk u mbyll mirë për 34-vjeçarin, i cili u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 73-të për shkak të një tërheqjeje muskulare.

Dëmtimi ngre pikëpyetje serioze për praninë e Balliut në finalen e Ligën e Konferencës, ku Rajo Vajekano do të përballet më 27 maj me Kristal Palas, në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit.

Gjatë karrierës së tij, Balliu ka fituar vetëm një trofe, titullin kampion në Ligën 2 të Francës me Metcin, në sezonin 2018-2019. Finalja e Ligën e Konferencës do të ishte një tjetër mundësi e artë për mbrojtësin shqiptar që të shtojë një trofe të rëndësishëm në karrierën e tij.

ivan balliu mbrojtësi i kombëtares rajo vajekano

Lini një Përgjigje