TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2026, 16:08

E pret Liga e Kampioneve, skuadra greke synon rikthimin e Mario Mitajt në ekip

Shkruar nga Pamfleti

E pret Liga e Kampioneve, skuadra greke synon rikthimin e Mario Mitajt në

AEK-u i Athinës ka rikthyer në fokus Mario Mitajn, me klubin grek që po shqyrton mundësinë për ta risjellë në skuadër gjatë merkatos së verës. Sipas mediave greke, për këtë operacion po angazhohet drejtori sportiv Havier Ribalta.

Skuadra athinase, që u shpall kampione dhe do të marrë pjesë në fazat kualifikuese të Champions League, synon të ndërtojë një ekip sa më konkurrues për sezonin e ardhshëm. Media greke “Sport 24” raporton se interesi i AEK-ut për mbrojtësin shqiptar mbetet aktiv dhe konkret.

Mitaj, 22 vjeç, është produkt i akademisë së AEK-ut dhe debutoi në futbollin profesionist pikërisht me klubin e Athinës. Një rikthim i mundshëm do ta vendoste atë në të njëjtën skuadër me dy futbollistë të tjerë të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën dhe Stavro Pilon.

Aktualisht, Mitaj aktivizohet te Al Itihad, ku ka kaluar një sezon jo të lehtë. Mbrojtësi shqiptar nuk ka pasur shumë hapësira në kampionatin saudit, edhe për shkak të kufizimeve që lidhen me numrin e lojtarëve të huaj të lejuar në skuadër.

aek mario mitaj mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje