Portieri me origjinë shqiptare nga Kosova, Gentrit Muslija, është bërë objekt diskutimesh në rrjetet sociale pas një deklarate të fundit lidhur me të ardhmen e tij në futbollin ndërkombëtar.
20-vjeçari aktualisht është i huazuar te FC Uil 1900 në ligën e dytë zvicerane, ndërsa kartoni i tij i përket skuadrës së St. Gallen, ka folur për synimet dhe ëndrrat e tij në karrierë.
Në një prononcim për mediat, Muslija u shpreh me vlerësime të mëdha për Zvicrën dhe futbollin helvet.
“Ëndërroj të luaj për Bajernin e Mynihut dhe për kombëtaren e Zvicrës”, deklaroi portieri i ri.
Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga një pjesë e tifozëve shqiptarë, të cilët kishin shpresuar se ai në të ardhmen mund të përfaqësonte Kosovën.
Muslija bëri debutimin me kombëtaren U-21 të Zvicrës në shtator të vitit 2025, duke dhënë sinjale të qarta për orientimin e tij në arenën ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje