Real Madridi arriti të mposhtë Real Oviedon me shifrat 2-0 mbrëmjen e së enjtes, por fitorja kaloi në plan të dytë për shkak të dramës që përfshiu klubin jashtë fushës së lojës.
Santiago Bernabéu u kthye në një skenë tensioni, ku protagonistët kryesorë ishin Kylian Mbappé, trajneri Álvaro Arbeloa dhe vetë presidenti Florentino Pérez.
Ylli francez, i cili u prit me fishkëllima nga tifozët e tij pas udhëtimit të debatueshëm në Sardenjë gjatë fazës së riaftësimit, nuk u përmbajt në deklaratat pas ndeshjes. Mbappé hodhi dritë mbi situatën e tij në skuadër, duke zbuluar një bisedë tronditëse me trajnerin: “Nuk kam luajtur sepse, sipas trajnerit, jam sulmuesi i katërt në skuadër. Unë erdha këtu për të qenë titullar, por e pranoj kohën që më japin. Nuk jam i zemëruar, duhet të respektoj filozofinë e tij, por do të punoj fort që të jem më i mirë se Gonzalo, Mastantuono dhe Vinícius për të rifituar vendin tim,” u shpreh Mbappé, duke shtuar se preferon të flasë hapur në media për të shmangur keqkuptimet e shtypit.
Lidhur me fishkëllimat e tifozëve, ai u shfaq i ftohtë: “Kjo është jeta te Real Madridi. Kur njerëzit janë të zemëruar, nuk ua ndryshon dot mendimin lehtë. Si lojtar i famshëm, duhet t’i pranoj dhe të shoh përpara.”
????️ Kylian Mbappé: "No he jugado porque el míster me ha dicho que para él soy el cuarto delantero de la plantilla".
— Teledeporte (@teledeporte) May 14, 2026
???? Sigue EN DIRECTO ???????????????????????????? ???????????????????????????? ???????????????? ????????????????́????????????????????, en Teledeporte y @rtveplay: https://t.co/56x6E4YT2r pic.twitter.com/YPI0XHFZHQ
Reagimi i trajnerit Álvaro Arbeloa ishte i menjëhershëm dhe i prerë, duke krijuar një thyerje publike me lojtarin.
Në konferencën për shtyp, ai u shfaq i habitur nga deklaratat e francezit: “Do të doja të kisha katër sulmues, por aktualisht nuk kam asnjë në dispozicion. Kurrë nuk i kam thënë Mbappé se është zgjedhja e katërt; ndoshta nuk më ka kuptuar mirë. Unë jam trajneri dhe unë vendos kush luan. Nëse nuk e aktivizoj, është sepse nuk mund të luajë për shkak të gjendjes fizike. Nuk e di se si mund ta ketë interpretuar bisedën tonë në atë mënyrë,” deklaroi Arbeloa.
Kjo përplasje vjen në fund të një jave të errët për Madridin, që pasoi humbjen në “El Clásico” dhe shpalljen e Barcelonës kampione. Atmosfera në stadium ishte mbytëse; sigurimi hoqi me shpejtësi dy banderola kundër presidentit Florentino Pérez, ndërsa ky i fundit u pa duke debatuar ashpër me disa tifozë në zonën VIP.
Pavarësisht asistit për golin e dytë të shënuar nga Jude Bellingham, e ardhmja e Mbappé duket më e pasigurt se kurrë, teksa një peticion online për largimin e tij ka arritur shifra rekord.
Lini një Përgjigje