TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2026, 20:32

Botërori/ SHBA mban peng Iranin, Teherani 'shpërthen' në akuza: Nuk na keni dhënë asnjë vizë

Shkruar nga Pamfleti
Botërori/ SHBA mban peng Iranin, Teherani 'shpërthen'
irani

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë lëshuar ende asnjë vizë për delegacionin iranian, ndërsa afrohet organizimi i Kupës së Botës FIFA 2026.

Sipas mediave iraniane dhe agjencisë italiane “ANSA”, çështja e hyrjes së drejtuesve dhe anëtarëve të kombëtares iraniane në territorin amerikan mbetet ende e hapur.

Nuk kemi marrë asnjë njoftim se kush ka përfituar vizë. Deri tani nuk është lëshuar asnjë vizë”, është shprehur Mehdi Taj për agjencinë iraniane “IRNA”.

Kreu i Federatës Iraniane bëri të ditur se në ditët e ardhshme pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm me FIFA-n, ku Irani do të kërkojë garanci konkrete për pjesëmarrjen normale në turne.

Do të kemi një takim vendimtar me FIFA-n nesër ose pasnesër. Ata duhet të na japin garanci, sepse çështja e vizave ende nuk është zgjidhur”, deklaroi Taj.

Situata është tensionuar më tej pas raportimeve se Mehdi Taj është ndaluar së fundmi në kufirin kanadez, për shkak të lidhjeve të mëparshme me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, të njohur si Pasdaranët.

Ndërkohë, sipas procedurave aktuale, futbollistët iranianë pritet të udhëtojnë drejt Ankarasë për të kryer procedurën e marrjes së shenjave të gishtërinjve, pjesë e aplikimit për vizë amerikane.

Nuk kemi asnjë lidhje me Amerikën. Ne jemi kualifikuar për Kupën e Botës dhe është detyrë e FIFA-s ta zgjidhë”, përfundoi presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit.

federata iraniane kupa e botës mehdi taj

Lini një Përgjigje