TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2026, 19:46

Ançeloti dhe Brazili “shtrëngojnë” duart para Botërorit, 'Seleçao' zyrtarizojnë kontratën e re 4-vjeçare me strategun italian (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ançeloti dhe Brazili “shtrëngojnë” duart para
karlo ançeloti

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka zyrtarizuar këtë të enjte rinovimin e kontratës me trajnerin Karlo Ançeloti deri në Kupën e Botës 2030, turne që do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare, CBF bëri të ditur se palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për katër vite të tjera.

Federata Braziliane e Futbollit dhe trajneri Karlo Ançeloti kanë rinovuar kontratën deri në Kupën e Botës 2030”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kontrata e mëparshme e teknikut italian ishte parashikuar të përfundonte pas Kupës së Botës të kësaj vere, por rinovimi konsiderohej i pritshëm, pasi të dyja palët kishin shprehur gatishmërinë për të vijuar projektin afatgjatë.

Ançeloti, i cili në Brazil njihet me nofkën “Karlinjos”, u shpreh i emocionuar për vazhdimin e aventurës së tij në krye të kombëtares pesë herë kampione bote.

Arrita në Brazil një vit më parë dhe që nga momenti i parë kuptova se çfarë përfaqëson futbolli për këtë vend. Gjatë këtij viti kemi punuar për ta rikthyer Brazilin në majën e futbollit botëror, por duam edhe më shumë. Më shumë fitore, më shumë kohë dhe më shumë punë”, deklaroi Ançeloti për faqen zyrtare të CBF-së.

Ai falënderoi gjithashtu Federatën për besimin dhe tifozët brazilianë për mbështetjen.

Jemi shumë të lumtur që do të vazhdojmë së bashku edhe për katër vite të tjera. Faleminderit CBF-së për besimin dhe Brazilit për mikpritjen dhe dashurinë”, shtoi italiani.

Presidenti i CBF-së, Samir Xaud, ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të projektit me Ançelotin. Sipas mediave braziliane, një nga veprimet e tij të para pasi mori drejtimin e Federatës ishte telefonata me trajnerin italian për të konfirmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit.

Që prej mbërritjes së tij në maj të vitit të kaluar, Ançeloti konsiderohet si figura kyçe në transformimin e kombëtares braziliane dhe në ndërtimin e një projekti afatgjatë drejt Botërorit 2030.

karlo ançeloti trajneri brazilian brazili

Lini një Përgjigje