TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2026, 19:18

Duka edhe një mandat tjetër në UEFA? Komiteti ekzekutiv i FSHF mbështet kandidimin e Ceferin për president

Shkruar nga Pamfleti
Duka edhe një mandat tjetër në UEFA? Komiteti ekzekutiv i FSHF
duka-ceferin

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot një mbledhje, ku ndër të tjera u mor edhe një vendim i rëndësishëm në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në UEFA.

Anëtarët e Komitetit miratuan unanimisht propozimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për të mbështetur kandidaturën e presidentit aktual të UEFA-s, Aleksander Ceferin, për një mandat të ri në krye të qeverisë europiane të futbollit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, prej dy mandatesh është pjesë e organizmit më të lartë drejtues të futbollit europian, ku mban postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s.

Në njoftimin zyrtar, FSHF thekson se ky vendim vjen si një vlerësim për punën dhe drejtimin e Aleksandër Ceferin gjatë viteve të fundit.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar sot, shqyrtoi dhe miratoi unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s.

Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Čeferin në zhvillimin e futbollit europian gjatë viteve të fundit.

FSHF beson se vazhdimësia e drejtimit të UEFA-s nga Aleksander Čeferin do të garantojë stabilitet, progres dhe mbështetje të mëtejshme për të gjitha federatat anëtare.

Kongresi i 51-të i UEFA-s, ku do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet më 22 prill 2027 në Astana, Kazakistan”, shkruan FSHF.

Kongresi i 51-të i UEFA-s, ku do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet më 22 prill 2027 në Astana, Kazakistan”, shkruan FSHF.

 

armand duka presidenti i fshf aleksandër ceferin presidenti i uefa-s

Lini një Përgjigje