Pep Guardiola po përgatitet t’i japë lamtumirën Mançester Sitit në fund të këtij sezoni. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, tekniku spanjoll ka publikuar të gjithë trofetë e fituar me “qytetarët”.
Gjatë 10-viteve të qendrimit të tij në “Etihad Stadium”, 55-vjeçari ka fituar 6 tituj kampion në Premier Ligë dhe një Champions League në finalen e vitit 2023 ku mposhti Interin me rezultatin minimal 1-0.
Tashmë Guardiola është pranë fitimit të titullit të shtatë me Mançester Sitin, ku anglezët janë vetëm 2 pikë larg Arsenalit kryesues dhe shpresojnë në ndonjë hap fals të “topçinjve” në dy ndeshjet e fundit të Premier Ligës.
Pak kohë më parë, Pep Guardiola ka deklaruar se pas largimit nga Siti do të qendrojë për disa kohë pushim dhe do të marrë më pas drejtimin e ndonjë kombëtareje.
Pritet që te Mançester Siti sezonin e ardhshëm në vend të Guardiolës të ulet ish-tekniku i Çelsit, Enzo Mareska.
Pep was caught filming a video of all the trophies he’s won at City ????
— E (@Ellis_) May 14, 2026
Looks like he’s 100% leaving in the summer then. pic.twitter.com/QaO16PpkNR
Lini një Përgjigje