Edhe pse Bërnli ka siguruar matematikisht rënien nga Premier Liga në Championship, skuadra ku aktivizohet Armando Broja pritet të zbresë e motivuar në fushë në sfidën e së hënës ndaj Arsenalit në “Emirates Stadium”.
Në garën e fortë për titullin kampion, Mançester Siti vazhdon të ushtrojë presion mbi londinezët. Pas fitores 3-0 ndaj Kristal Palas, skuadra e Pep Guardiolës ka ngushtuar diferencën me Arsenalin në vetëm dy pikë.
Për të mbajtur gjallë shpresat për titullin, Siti jo vetëm duhet të fitojë ndeshjet e mbetura, por edhe të shpresojë në një hap fals të Arsenalit në dy javët e fundit të sezonit.
Të besuarit e Mikel Artetës do të përballen të hënën me Bërnlin e Armando Brojës, ekip që tashmë ka humbur kategorinë. Situata te klubi anglez nuk ka qenë pozitive as në tribuna, pasi në ndeshjen e fundit ndaj Aston Vilës, stadiumi “Turf Moor” u pa pothuajse bosh, me tifozët që kishin braktisur skuadrën.
Megjithatë, Guardiola duket i bindur se Bërnli do të japë maksimumin ndaj Arsenalit. Trajneri spanjoll përdori edhe humorin për të motivuar rivalët e përkohshëm të Sitit.
“Nëse Bërnli fiton ndaj Arsenalit të hënën, zotohem se do t’i blej një Rolex secilit lojtar të Bërnlit”, deklaroi Guardiola pas suksesit ndaj Kristal Palasit.
Lini një Përgjigje