
Mançester Siti ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në garën për titull në Premier Ligë, duke mposhtur Kristal Palas me rezultatin e pastër 3-0 në “Etihad Stadium”, në takimin e javës së 31-të.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola dominoi sfidën nga minuta e parë, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi kundërshtarit. Autorët e golave për “Qytetarët” ishin Antoin Semenjo, Omar Marmush dhe Savinjo, të cilët vulosën suksesin e kampionëve në fuqi.
Kristal Palas u shfaq pa ide dhe pa forcë përballë ritmit të lartë të vendasve, duke mos arritur të krijojë raste konkrete gjatë gjithë ndeshjes.
Me këtë triumf, Mançester Siti ngjitet në kuotën e 77 pikëve, vetëm dy pikë më pak se Arsenali kryesues, ndërsa kampionati hyn në dy javët e fundit vendimtare. Nga ana tjetër, Kristal Palas mbetet në vendin e 15-të me 44 pikë.
Lini një Përgjigje