TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2026, 22:22

Mungon ftesa nga kombëtarja shqiptare, skuadra angleze i vendos çmimit sulmuesit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
Mungon ftesa nga kombëtarja shqiptare, skuadra angleze i vendos
lorent tolaj

Lorent Tolaj po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në futbollin anglez, duke u kthyer në një nga lojtarët më të spikatur të Plimuthit në “League One”. Sulmuesi shqiptar ka realizuar 21 gola dhe ka dhuruar tetë asiste në të gjitha kompeticionet, statistikë që ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

Forma e tij e lartë ka bërë që drejtuesit e Plimuthit të vendosin një çmim për kartonin e futbollistit. Sipas raportimeve, klubi anglez kërkon rreth 5 milionë paund për të lejuar largimin e Tolajt gjatë merkatos.

Ndër klubet që kanë shfaqur interes konkret për 24-vjeçarin janë Derbi Kaunti, që militon në Championship, si dhe gjigantët skocezë të Rejnxhërsit.

Tolaj konsiderohet një lojtar në rritje të vazhdueshme. Edhe sezonin e kaluar ai regjistroi paraqitje të mira, duke shënuar 15 gola dhe duke asistuar tetë të tjerë.

Në planin ndërkombëtar, sulmuesi është aktivizuar me ekipet zinxhir të Zvicrës, por ende nuk ka debutuar me kombëtaren A. Kjo lë të hapur mundësinë që në të ardhmen ai të veshë fanelën e Shqipërisë.

lorent tolaj sulmuesi shqiptar plimuth

Lini një Përgjigje