TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2026, 21:39

Dinamo-Egnatia nuk mbaron kurrë, Ilir Daja përplaset me gjyqtarin Jorgji pas vërshëllimës finale (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dinamo-Egnatia nuk mbaron kurrë, Ilir Daja përplaset me gjyqtarin
ilir daja-enea jorgji

Dinamo është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Egnatian me rezultatin 3-2 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Një sfidë spektakolare dhe me ritëm të lartë, e cila nuk u mbyll pa tensione pas vërshëllimës finale.

Në qendër të debatit ishte trajneri i Dinamos, Ilir Daja, si dhe arbitri i takimit, Enea Jorgji. Gjatë ndeshjes, gjyqtari u përball me disa episode të vështira për t’u menaxhuar.

Sfida u ndërpre përkohësisht në minutat e para për shkak të dëmtimit të portierit Teqja, ndërsa arbitri nxori edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër, duke shtuar tensionin në fushë.

Pavarësisht episodeve dhe polemikave, në fund festa i takoi Dinamos, që rikthen trofeun e Kupës dhe ngre për herë të 15-të në histori këtë trofe prestigjioz.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

ilir daja trajneri i dinamos enea jorgji kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje