TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2026, 19:50

Florentino Perez drejt largimit nga Reali? Kush është biznesmeni spanjoll që pritet të futet në garë për presidencën e madrilenëve

Shkruar nga Pamfleti
Florentino Perez drejt largimit nga Reali? Kush është biznesmeni
enrike rikelme

Enrike Rikelme, president i kompanisë “Cox Group”, po konsideron seriozisht mundësinë për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Realit të Madridit. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle “MARCA”, e cila raportoi se biznesmeni nga Alikante është i përgatitur të hyjë në garë sapo të nisë zyrtarisht procesi zgjedhor.

Sipas burimeve pranë tij, njoftimi i mundshëm për zgjedhjet nuk e ka surprizuar Rikelmen, i cili prej kohësh po ndjek zhvillimet rreth klubit madrilen. Megjithatë, për momentin mbetet për t’u parë se kur do të shpallet zyrtarisht procesi elektoral nga drejtuesit aktualë të klubit.

Rikelme është aksionari kryesor i “Cox Group”, një kompani me aktivitet të gjerë në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe e pranishme në mbi 30 vende të botës. Emri i tij ka marrë vëmendje të madhe edhe në mediat financiare ndërkombëtare për shkak të disa marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, mes tyre blerja e “Iberdrola Mexico” me vlerë rreth 4 miliardë dollarë, si dhe një emetim obligacionesh prej 2 miliardë dollarësh në Shtetet e Bashkuara.

Ai është përfshirë gjithashtu në lista ndërkombëtare si një nga figurat me ndikim në luftën kundër ndryshimeve klimatike, falë investimeve dhe projekteve të tij në energjinë e gjelbër.

Në një konferencë të fundit për shtyp, presidenti aktual i Realit të Madridit, Florentino Pérez, bëri një koment që u interpretua si referencë indirekte ndaj Rikelmes. Perez përmendi një “person me theks latin që flet me kompanitë energjetike”, ndërsa la të kuptohet se një brez i ri biznesmenësh mund të ketë rol në të ardhmen e klubit.

Raportimet mediatike bëjnë me dije se Rikelme mbështetet nga një grup biznesmenësh të rinj dhe tifozësh të Realit të Madridit, të cilët mund ta mbështesin nëse ai vendos të zyrtarizojë kandidaturën.

Së fundmi, ai mori pjesë si i ftuar nderi në një aktivitet të organizuar nga tifozët e Realit të Madridit në Alikante, kushtuar përvjetorit të “La Septima”. Në këtë event, Rikelme ndau tryezën kryesore me emra të njohur të historisë së klubit, si Pedrag Mijatoviç dhe Fernando Sanz.

enrike rikelme biznesmeni spanjoll real madrid

Lini një Përgjigje