PGMOL ka publikuar audion dhe transkriptin e plotë nga momentet dramatike të fundit të fitores 1-0 të Arsenalit ndaj Uest Hemit, duke ndezur një valë të re debatesh për qendrueshmërinë dhe konsistencën e VAR-it.
Pamjet zbulojnë një shkëmbim të tensionuar mes gjyqtarit kryesor Kris Kavanagh, VAR-it Darren England dhe asistentit të VAR-it (AVAR) Akil Houson, lidhur me golin e barazimit në minutën e 95-të të shënuar nga Kollum Uillson, i cili u anulua.
Teksa zyrtarët e ripanë golin në monitor, audioja tregon se në AVAR Akil Houson ngriti disa herë shqetësime për veprimet e Leandro Troshard ndaj lojtarit të Uest Hemit, Pablo Fornals.
Ndërsa ekipi i VAR-it fillimisht ishte i fokusuar te pretendimi se Pablo Fornals po ia mbante krahun portierit David Raja, Houson vuri në dukje një faull të mundshëm më herët ose paralelisht nga Troshard.
“E ke Deklan Rajs dhe e ke edhe Troshard”, tha Houson gjatë rishikimit të aksionit.
Gjyqtari Kris Kavanag iu përgjigj: “Nuk e di çfarë po përpiqesh të më tregosh, ma jep një të dhënë”.
VAR: Dhe nëse do, mund të konsiderosh edhe veprimet e Deklan ndaj Mavropanos në prapavijë. Por faulli ndaj portierit ndodh më herët.
Gjyqtari: Para tij, pra… Pas rishikimit, Uest Hem numri…
VAR: 19.
Gjyqtari: 19. Faull. Ma konfirmo edhe një herë numrin, të lutem.
Gjyqtari: Pas rishikimit, lojtari i Uest Hemit me numrin 19 kryen faull ndaj portierit. Vendimi përfundimtar është goditje e lirë.
Mic'd up video of the disallowed goal for West Ham vs Arsenal.
— ???????????????????????????????? (@Amad16FC) May 13, 2026
VAR literally telling the ref to check fouls by Trossard and Rice before the foul on Raya.
The way VAR was huffing like they weren't sure, and when you're not sure, you don't give a foul. pic.twitter.com/7YCEUWBUYu
Lini një Përgjigje