Arbër Hoxha nuk pritet të transferohet te Uidzeu Lodz. Klubi polak ka mohuar zërat për një marrëveshje të mundshme me Dinamon e Zagrebit për sulmuesin shqiptar.
Konfirmimi erdhi nga Jakub Dyktynski, zëdhënësi për shtyp i Uidzeu Lodz, i cili reagoi në rrjetet sociale për spekulimet e fundit që lidhnin futbollistin me ekipin polak.
“Një tjetër thashethem ka dalë në sipërfaqe, me një ton shumë të ngjashëm me disa të mëparshëm, kështu që dua t’ju informoj se Uidzeu nuk është në bisedime për të nënshkruar me Arbër Hoxhën. Ne mbetemi të përqendruar vetëm në ndeshjen e radhës”, shkroi ai.
Më herët ishte raportuar se transferimi i Hoxhës mund të realizohej në rast se Uidzeu Lodz siguronte mbijetesën në kampionatin polak. Megjithatë, pavarësisht rezultateve pozitive të klubit në këtë drejtim, deri tani nuk ka sinjale konkrete për interesim ndaj sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Lini një Përgjigje