Beshiktashi nuk duket i gatshëm të heqë dorë lehtësisht nga Ernest Muçi, edhe pse futbollisti shqiptar ka shprehur kënaqësinë për formën dhe ambientin që po përjeton te Trabzonspori, skuadër ku aktivizohet aktualisht në formë huazimi.
Sipas gazetarit turk Yunus Emre Sel, drejtuesit e skuadrës turke kanë refuzuar ofertën prej 5 milionë eurosh të paraqitur nga Trabzonspori për transferimin përfundimtar të lojtarit. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit e “Shqiponjave” e vlerësojnë kartonin e Muçit në rreth 12 milionë euro.
Tashmë priten zhvillimet e radhës mes palëve për të kuptuar se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Ende nuk është e qartë nëse Muçi do të rikthehet te Beshiktashi, do të vazhdojë aventurën te Trabzonspori apo do të kërkojë një tjetër klub gjatë merkatos së verës.
Kujtojmë se Ernest Muçi ishte protagonist pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, duke realizuar golin e fitores në suksesin 2-1 të Trabzonsporit ndaj Beshiktashit në ndeshjen e javës së 33-të të Superligës turke.
Beşiktaş, Trabzonspor'un Ernest Muci için yaptığı 5 M€’luk teklifi reddetti.
— Kartal Hattı (@kartalhatti) May 13, 2026
(Yunus Emre Sel) pic.twitter.com/zkzZPN8L3p
Lini një Përgjigje