TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2026, 22:58

Gafa e portierit i mohon titullin e parë Ronaldos, Al Nassr ndalet në fund nga Al Hilal (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Gafa e portierit i mohon titullin e parë Ronaldos, Al Nassr ndalet në
Zhgënjimi i Ronaldos

Cristiano Ronaldo ishte shumë pranë festës së titullit kampion në Arabinë Saudite, por Al Nassr u ndal në barazim dramatik ndaj Al Hilal, duke shtyrë gjithçka për javën e fundit të kampionatit.

Skuadrës së portugezit i mjaftonte vetëm fitorja për të siguruar matematikisht trofeun, por një autogol në minutat e fundit i mohoi triumfin. Al Nassr kaloi në avantazh në minutën e 37’, kur Simakan shfrytëzoi një aksion të mirë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Gjithçka dukej se po shkonte drejt festës së madhe për Ronaldon dhe shokët e tij, por në fundin e takimit Al Hilal arriti të barazonte në mënyrë të pabesueshme. Pas një rivënieje me duar në zonë, portieri Bento doli i pasigurt dhe topi i rrëshqiti nga duart, duke përfunduar në rrjetë për autogolin që vulosi rezultatin 1-1.

Barazimi e shtyn garën për titull në ndeshjen e fundit të sezonit, ku Al Nassr do të përballet me Damac dhe fitorja mbetet i vetmi rezultat që i jep titullin kampion skuadrës së Ronaldos.

Ndërkohë, vëmendja e Al Nassr do të jetë edhe te finalja e Champions League 2 të Azisë, ku pas katër ditësh do të përballet me Gamba Osakan, në një tjetër duel vendimtar të sezonit.

ronaldo

Lini një Përgjigje