TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2026, 20:31

Lacio “e dashuruar” me shqiptarët, largohet Hysaj dhe piketohet afrimi i sulmuesit që debutoi me Silvinjon

Shkruar nga Pamfleti
Lacio “e dashuruar” me shqiptarët, largohet Hysaj dhe piketohet
kombëtarja shqiptare

Lacio duket se do të vazhdojë lidhjen e saj të veçantë me futbollistët shqiptarë, një traditë që është forcuar ndër vite, sidomos gjatë periudhës kur Igli Tare mbante postin e drejtorit sportiv të klubit italian. Edhe pas largimit të tij, në skuadrën bardhekaltër mbeti pjesë Elseid Hysaj, i cili për pesë sezone ishte një nga lojtarët e ekipit kryeqytetas.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet t’i japë fund aventurës me Lacion në përfundim të këtij sezoni, pasi kontrata e tij skadon dhe palët nuk duket se do të vijojnë bashkëpunimin.

Megjithatë, sipas mediave italiane, një tjetër futbollist shqiptar mund të marrë “stafetën” te klubi romak. Bëhet fjalë për Kristian Shpendin, sulmuesin e ri që aktivizohet në Serinë B dhe që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Lacios.

Raportohet se bardhekaltërit janë në kërkim të alternativave me kosto të ulët për repartin ofensiv dhe Shpendi konsiderohet një profil interesant, falë paraqitjeve pozitive në dy sezonet e fundit. Mosha e re dhe vlera relativisht e përballueshme e kartonit janë faktorë që e bëjnë sulmuesin shqiptar një objektiv prioritar për klubin italian.

Kristian Shpendi debutoi me Kombëtaren shqiptare gjatë vitit të kaluar, në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, ku arriti edhe të fitonte një penallti për kuqezinjtë.

elseid hysaj lacio kristian shpendi

Lini një Përgjigje