TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2026, 19:48

Ernest Gjoka drejt largimit nga Skënderbeu, korçarët kërkojnë rikthimin e ekspertit që u bë pjesë e historisë në Europë

Shkruar nga Pamfleti
Ernest Gjoka drejt largimit nga Skënderbeu, korçarët
skënderbeu

Mirel Josa është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Skënderbeut në sezonin e ardhshëm. Pas eksperiencës së fundit me Bylisin, trajneri vlerësohet pozitivisht në kampin korçar, ku drejtuesit kanë nisur të mendojnë për pasuesin e Ernest Gjokës.

Edhe pse largimi i Gjokës nuk është zyrtarizuar ende, gjithçka lë të kuptohet se bashkëpunimi mes palëve ka përfunduar pas ndeshjes së fundit ndaj Laçit. Një situatë e ngjashme paraqitet edhe për Josën, pas zhgënjimit të Bylisit në përballjen me Vorën.

Ernest Gjoka drejt largimit nga Skënderbeu, korçarët

Mirel Josa mbetet një emër i rëndësishëm në historinë e Skënderbeut. Nën drejtimin e tij, skuadra korçare arriti të shkruajë historinë duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Një rikthim i mundshëm në Korçë do të vinte pas një dekade.

Trajneri 62-vjeçar ishte gjithashtu në garë për çmimin “Trajneri i Vitit”, ndërsa në ambientin e Skënderbeut përflitet edhe emri i Julian Ahmatajt si alternativë për pankinën. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga presidenca e klubit në ditët në vijim.

mirel josa tekniku kryeqytetas skënderbeu

Lini një Përgjigje