TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2026, 18:20

E para femër në Bundesligë, Hamburgu i beson “gruas së hekurt” postin e drejtoreshës sportive të klubit

Shkruar nga Pamfleti
E para femër në Bundesligë, Hamburgu i beson “gruas së
katlin kruger

Hamburgu ka zyrtarizuar emërimin e Ketlin Kruger si drejtoreshë të re sportive të klubit, duke shënuar një moment historik në futbollin gjerman. Me këtë detyrë, 40-vjeçarja bëhet gruaja e parë që mban në mënyrë të përhershme postin e drejtoreshës sportive në historinë e Bundesligës.

Kruger merr detyrën pas largimit të Stefan Kuntz, i cili qendroi në këtë rol për rreth 18 muaj, deri në janar të këtij viti.

Jam shumë e lumtur për besimin që më është dhënë. Është një privilegj i madh të kontribuoj në ndërtimin e së ardhmes së Hamburgut, një prej emrave më të rëndësishëm të futbollit gjerman”, deklaroi Kruger pas prezantimit të saj zyrtar.

Ajo shtoi se ka ndjekur me interes zhvillimet e klubit gjatë viteve të fundit dhe është impresionuar nga progresi i arritur së fundmi.

Kruger vjen nga Bajerni i Mynihut, ku ka kaluar plot 17 vite në strukturën drejtuese të klubit bavarez. Karrierën e nisi në vitin 2009 si asistente e ish-drejtorit sportiv Kristian Nerlinger, ndërsa më pas mori role gjithnjë e më të rëndësishme në administrimin sportiv të klubit.

Në vitin 2024, ajo u promovua si eksperte kryesore për strategjinë dhe zhvillimin sportiv, pozicion që do ta mbajë deri në përfundim të këtij sezoni përpara se t’i bashkohet Hamburgut.

E cilësuar shpesh në mediat gjermane si “gruaja më e fuqishme e Bundesligës”, Kruger bëhet gjithashtu gruaja e dytë që mban një post në bordin drejtues të Hamburgut, pas Katja Kraus. Kjo e fundit ka qenë drejtoreshë marketingu e klubit nga viti 2003 deri në 2011 dhe për një periudhë të shkurtër ka ushtruar edhe detyrën e drejtoreshës sportive në mënyrë të përkohshme.

katlin kruger drejtoresha sportive e hamburgut

Lini një Përgjigje