TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2026, 19:02

Florentino Perez thërret zgjedhje të parakohshme te Reali: Nuk jap dorëheqjen nga klubi, thonë që kam kancer

Shkruar nga Pamfleti
Florentino Perez thërret zgjedhje të parakohshme te Reali: Nuk jap
florentino perez

Florentino Perez do të vazhdojë të jetë në krye të Realit të Madridit, pavarësisht spekulimeve të fundit për një tërheqje të mundshme nga drejtimi i klubit madrilen. Presidenti i “Los Blancos” doli këtë të martë në një konferencë të papritur për shtyp, ku njoftoi se do të shpallen zgjedhje të reja për presidencën e klubit, tre vite përpara përfundimit të mandatit aktual, i cili ishte parashikuar të mbyllej në vitin 2029.

Dalja e Perezit para mediave erdhi pas aludimeve të shumta në media dhe rrjete sociale lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, si edhe pretendimeve se ai ishte lodhur nga drejtimi i klubit.

Presidenti i Realit mohoi kategorikisht këto zëra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

Ju falënderoj të gjithëve shumë për pjesëmarrjen tuaj. Më vjen keq t’ju informoj se nuk do të jap dorëheqjen. I kam kërkuar bordit drejtues të fillojë procesin e shpalljes së zgjedhjeve për bordin”, deklaroi Perez në fillim të konferencës.

Ai shtoi se ndaj tij dhe klubit është krijuar një situatë që, sipas tij, po përdoret për sulme personale.

Një situatë absurde është krijuar kundër Realit të Madridit dhe kundër meje. Nuk fiton gjithmonë, por ne nuk do ta pranojmë këtë. Ata po përfitojnë nga kjo situatë për të më sulmuar. Ku është Florentino? Disa thonë se jam i sëmurë, se kam kancer”, u shpreh ai.

Perez falënderoi gjithashtu të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e tij, duke theksuar se vazhdon të drejtojë si Realin, ashtu edhe kompaninë e tij.

Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar ata që janë të shqetësuar për mua. Unë jam ende president i klubit dhe kompanisë sime, e cila ka një xhiro prej 50 miliardë në vit. Shëndeti im është perfekt. Nëse do të më thonin se kam kancer, do të duhej të shkoja në një qendër kurimi. Do të kishte qenë në të gjithë botën. Nuk është e vërtetë dhe ky thashethem është përhapur”, deklaroi Perez.

florentino perez presidenti i realit të madridit

Lini një Përgjigje