TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2026, 21:37

FSHF ndryshon axhendën e ndeshjes vendimtare për Superioren, caktohet orari i sfidës Teuta-Pogradeci

Shkruar nga Pamfleti
FSHF ndryshon axhendën e ndeshjes vendimtare për Superioren, caktohet
pogradeci-teuta

Kategoria Superiore hyn këtë javë në fazën “Final Four”, ku do të përcaktohet skuadra kampione e sezonit. Megjithatë, vëmendja më e madhe e fundjavës pritet të jetë në Durrës, aty ku Teuta dhe Pogradeci do të përballen në një sfidë vendimtare për qendrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndryshojë orarin e kësaj ndeshjeje, e cila fillimisht ishte planifikuar të luhej në orën 16:00. Sipas vendimit të fundit, takimi do të nisë në orën 15:00.

Ndryshimi lidhet me mundësinë që sfida në stadiumin “Niko Dovana” të shkojë në shtesa dhe penallti në rast barazimi në kohën e rregullt. Një skenar i tillë do të krijonte mbivendosje me përballjen tjetër të rëndësishme të ditës, atë mes Vllaznisë dhe Dinamos në “Air Albania”, e vlefshme për “Final Four”, që starton në orën 19:00.

Për të shmangur përplasjen e dy dueleve me rëndësi të lartë, FSHF ka vendosur ta afrojë me një orë fillimin e ndeshjes Teuta-Pogradeci. Ndryshe nga skuadrat që garojnë për titullin kampion dhe që kanë edhe një tjetër mundësi në fazën finale, përballja e Durrësit është vendimtare dhe pa kthim për fatin e ekipeve në sezonin e ardhshëm.

teuta pogradeci kategoria superiore

Lini një Përgjigje