TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2026, 20:52

Protestuesi shpërthen nga podiumi: Boll më me Ramizmin dhe Berishizmin!

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesi shpërthen nga podiumi: Boll më me Ramizmin dhe
Pamje nga protesta

Mes fjalimeve të mbajtura në protestën e ditës së 19-të para Kryeministrisë, një prej protestuesve ka përcjellë një mesazh të fortë kundër klasës politike, duke bërë thirrje për shkëputje nga ajo që e cilësoi si politika e individëve dhe militantizmi partiak.

Duke folur para qindra qytetarëve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ai u bëri thirrje shqiptarëve të mos mbeten peng të figurave politike dhe të ngrejnë zërin kundër sistemit aktual.

Mos u bëni peng që të keni idhuj Berishizmin dhe Ramizmin. Mos u bëni më pengje të individit. Boll është boll, të gjithë të jemi në shesh që të ngremë zërin”, deklaroi ai.

Protestuesi akuzoi klasën politike për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike, duke pretenduar se qytetarët kanë përfituar pak nga ndihmat dhe fondet që kanë ardhur nga Bashkimi Europian.

Kemi pasur vetëm vjedhje. Ky sistem mafioz na ka mashtuar. Na i kanë marrë dhe ato ndihma të BE-së që i kanë dhënë për rimëkëmbje”, u shpreh ai.

Në vijim të fjalës së tij, protestuesi sulmoi edhe atë që e cilësoi si kulturë militantizmi politik, duke kërkuar reagim qytetar ndaj klasës politike.

Si mund të shpresojmë nga militantët dhe patronazhistët? Mos i lejoni këta kriminelë më me petkun e pushtetit”, deklaroi ai.

Fjalimi u prit me duartrokitje nga një pjesë e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet për largimin e Edi Ramës dhe ndryshime në skenën politike shqiptare.

 

proteste

Lini një Përgjigje