Gazetari Sokol Bregu tregoi mënyrën që përdori SPAK për të goditur grupin e drejtuar nga Shpëtim Aliu, Eldi Dizdari dhe Dritan Gjika, të cilëve u janë sekuestruar prona dhe asete te tjera me vlerë rreth 150 milionë euro.
Ai tha se SPAK e dinte që nuk ishin në Shqipëri, por synimi ishte bllokimi i asteve kriminale. Ai theksoi se janë kontrolluar edhe shumë biznese të tjera të cilat nuk janë sekuestruar. Sipas tij, SPAK nuk po merret më me personat, por po ndjek paranë dhe po e sekuestron atë.
“Thelbi nuk janë arrestimet se 7 janë në Dubai. Këta akuzohen në vende të tjera me akuza më të rënda se Shqipëria. Firence kërkon Eldi Dizdarin. I kërkon Ekuadori, Brazili.
SPAK kërkon paratë që kanë në Shqipëri, bllokimin e aseteve krminale. SPAK thotë se ishte në dijeni vetë se 7 prej tyre nuk ishin në Shqipëri. Qëllimi është bllokimi i asteve kriminale, që janë rreth 150 milionë euro.
Dosja është shumë e vështirë për t’u gjetur ndryshe nga të tjerat. Janë kontrolluar biznese pa fund, nuk janë vetëm ato të sekuestruarat. SPAK nuk ka më interes të merret me persona që merren në trafikun e drogës, por bllokimin e asteve kriminale. Ka kaluar në variantin e shpikur në Itali, që s’ka rëndësi nëse i kape, merru paratë. Kanë shitur tonelata me drogë për disa vite dhe u merren paratë brenda një dite”, tha Bregu në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje