TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2026, 16:23

Armando Broja bëhet “mollë sherri” në Itali, pas Kaljarit një tjetër skuadër e Serisë A interesohet për sulmuesin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
Armando Broja bëhet “mollë sherri” në Itali, pas
Armando Broja

Interesi i klubeve italiane për Armando Brojën vijon të rritet. Pas lajmeve të publikuara një ditë më parë për një interesim nga Kaljari, një tjetër skuadër e Serisë A është futur në garë për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Eksperti i merkatos, Xhianluka Di Marzio, raportoi se Kaljari ka nisur kontaktet e para për të vlerësuar mundësinë e transferimit të 23-vjeçarit. Ndërkohë, sipas gazetarit Nikolo Shira, edhe Udineze po monitoron situatën e futbollistit dhe ka ndërmarrë hapa të ngjashëm për të kuptuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme.

Në këtë fazë të merkatos, diskutimet mbeten të hapura dhe ende nuk ka një zhvillim konkret sa i përket të ardhmes së lojtarit. Megjithatë, mundësia që Broja të largohet nga Bërnli duket gjithnjë e më e madhe.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vjen pas një periudhe me pak minuta aktivizimi në futbollin anglez, faktor që ka ndikuar edhe në vlerën e tij në treg. Sipas portalit “Transfermarkt”, kartoni i Brojës vlerësohet aktualisht me rreth 5 milionë euro, një shifër dukshëm më e ulët krahasuar me vlerësimet e mëparshme.

Për momentin, pista e Serisë A mbetet një nga opsionet më konkrete për të ardhmen e futbollistit shkodran, ndërsa interesimi nga Kaljari dhe Udineze mund të sjellë zhvillime të reja në javët në vijim.

armando broja sulmuesi kuqezi kaljari udineze

Lini një Përgjigje