Ardian Ismajli prej javësh mungon në fushën e lojës për Torinon, për shkak të një dëmtimi që e ka kthyer në spektator në ndeshjet e fundit të skuadrës italiane. Megjithatë, mbrojtësi shqiptar ka nisur punën intensive me përgatitësit atletikë, ndërsa objektivi është i qartë: rikthimi në kohë për derbin ndaj Juventusit.
Torino e ka siguruar tashmë pozicionin në mesin e tabelës së Serisë A dhe rezultatet e dy javëve të fundit nuk pritet të ndikojnë në renditjen e skuadrës. Por ndeshja përmbyllëse e kampionatit ka rëndësi të veçantë për tifozët, pasi bëhet fjalë për derbin e qytetit ndaj Juventusit.
Në krahun tjetër, Juventusi do ta luajë këtë përballje me presion maksimal, pasi rezultati mund të jetë vendimtar për sigurimin e një vendi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë kanë nevojë për fitore, ndërsa Torino synon t’u prishë planet rivalëve të përjetshëm.
Pikërisht për këtë arsye, stafi mjekësor i Torinos po punon intensivisht që Ismajli të jetë në dispozicion për sfidën e fundit të sezonit, një ndeshje që për tifozërinë granata ka peshë shumë më të madhe sesa renditja në kampionat.
Lini një Përgjigje