TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2026, 21:03

3 gola në 10 minuta dhe driblime “magjike”, mesfushori shqiptar shkëlqen me Totenhemin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

3 gola në 10 minuta dhe driblime “magjike”, mesfushori shqiptar

Armend Muslika vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse te Tottenham U-18. Mesfushori qendror i Shqipërisë U-17 zhvilloi një ndeshje spektakolare ndaj West Brom Albion, duke realizuar katër gola në triumfin 5-2 të skuadrës londineze.

Talenti shqiptar ishte i pandalshëm që në minutat e para të takimit. Brenda vetëm 10 minutash, nga minuta e 11-të deri në të 21-ën, Muslika realizoi tripletë, duke vendosur ritmin e sfidës për “Gjelat”.


Veçanërisht i bukur ishte goli i tretë dhe i katërt i mesfushorit shqiptar, ku ai tregoi cilësitë teknike dhe aftësinë në driblim. Në një prej aksioneve, Muslika kaloi dy kundërshtarë me një lëvizje të shpejtë dhe më pas finalizoi me klas për të dërguar topin në rrjetë.


Sfida ishte e vlefshme për javën e 28-të të Premier League U-18, ndërsa performanca e shqiptarit konfirmon formën e tij shumë të mirë këtë sezon.

Sipas statistikave, Muslika ka regjistruar 15 gola dhe 4 asistime në 24 paraqitje me Tottenham U-18 në kampionat, shifra mjaft mbresëlënëse për një futbollist që aktivizohet në rolin e mesfushorit qendror.

armend muslika mesfushori shqiptar totenhem

Lini një Përgjigje