Ernest Muçi vijon të jetë protagonist te Trabzonspori, duke i siguruar skuadrës turke kualifikimin në finalen e Kupës së Turqisë me një gol spektakolar në sekondat e fundit të sfidës.
Në përballjen gjysmëfinale të zhvilluar në transfertë ndaj Gençlerbirligi, sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi në minutën e 92-të. Muçi mori topin në krahun e majtë të sulmit dhe me një goditje të fuqishme e të saktë e dërgoi topin në trekëndëshin e portës kundërshtare, duke ndezur festën te Trabzonspori.
Goli i shqiptarit vulosi fitoren 2-1 dhe i dha ekipit biletën për në finalen e Kupës së Turqisë, aty ku Trabzonspori do të synojë një tjetër trofe sezonal.
Paraqitja e Muçit u vlerësua pozitivisht edhe nga mediat sportive, me sulmuesin që mori notën 7.6 për performancën e tij në këtë takim.
Ky moment pritet të ndikojë edhe në të ardhmen e futbollistit shqiptar, pasi drejtuesit e Trabzonsporit duket se janë gjithnjë e më të bindur për të siguruar përfundimisht kartonin e tij nga Besiktasi.
Lini një Përgjigje