TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2026, 13:52

Largimi i Koçekut, Balla: Nuk kam asnjë shkresë dhe s’dua të bëj analiza

Shkruar nga Pamfleti
Largimi i Koçekut, Balla: Nuk kam asnjë shkresë dhe s’dua
Balla-Koçeku

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku për largimin nga Partia Socialiste dhe pretendimet e saj për kërcënime.

I pyetur nga gazetarët, Balla tha se çdo pretendim për kërcënime duhet të hetohet nga institucionet kompetente.

“Jam solidar me këdo që kërcënohet për shkak të funksionit që ka, por duhet ta fusim në kullim. Hetime paraprake duhen zhvilluar, edhe vetë, me iniciativë”, u shpreh ai.

Balla deklaroi se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga deputetja dhe se deri pak ditë më parë ka pasur komunikim me të.

“Unë jam bariu dhe më thoni që unë nuk kam një njoftim që një koleg të sjellë një shkresë. Deri të premten kam pasur komunikim”, tha kreu i grupit socialist.

Duke komentuar largimin e Koçekut nga radhët e socialistëve, Balla theksoi se mandati i deputetit është marrë falë votave të Partisë Socialiste.

“Të mos harrojmë që ne kemi mandate përfaqësuese. Të gjithë ne, deputetët e PS, jemi këtu se na kanë votuar socialistët. Të shkojnë e ta provojnë njëherë pa grushtin dhe trëndafilin si dalin”, deklaroi ai.

Kreu i grupit parlamentar refuzoi të analizojë vendimin e deputetes, por shtoi se ajo ishte një figurë e re që iu bashkua Partisë Socialiste pas suksesit të saj në një fushë tjetër.

“S’bëj analizë për një deputete të re. Një deputete e re që u ftua të jetë pjesë e PS, një ditë të bukur pasi mori medalje, tha s’dua të vij më në punë”, u shpreh Balla.

Sa i takon statusit të Koçekut në grupin parlamentar, ai tha se pret një komunikim zyrtar dhe se për momentin nuk ka marrë asnjë konfirmim formal për largimin e saj.

“Njerëzit duhet të njoftojnë zyrtarisht. Ku ta di unë që s’i kanë mbyllur Facebook-un. Unë e kam marrë në telefon, s’ma ka hapur”, tha Balla.

kreu i grupit parlamentar socialist taulant balla marjana koçeku

Lini një Përgjigje