TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2026, 20:51

"Ky vend duhet të çlirohet nga hienat", qytetari nga Kryeministria: Aferat tuaja janë bërë gazi i botës!

Shkruar nga Pamfleti

"Ky vend duhet të çlirohet nga hienat", qytetari nga

Një qytetar ka marrë fjalën në ditën e 38-të të tubimit, duke deklaruar se lëvizja qytetare po forcohet çdo ditë dhe se shqiptarët nuk mashtrohen më nga propaganda.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, protestuesi tha se ndihej krenar që ishte pjesë e protestës dhe se qytetarët kërkojnë një të ardhme ndryshe për vendin.

Protestuesi deklaroi se: "Ajo që më bën krenar këto ditë është të them se jam një prej jush. Jam këtu prej ditës së parë dhe rrethohem nga njerëz që duan të ndryshojnë të ardhmen e tyre. Më e bukur do të jetë dita kur ky vend të çlirohet nga hienat dhe kasta e vjetër e atyre që nuk menduan kurrë për popullin. Ky popull u zgjua dhe nuk ka gjë që e ndal më, nuk ka propagandë që të gënjejë më njerëzit".

Ai u shpreh gjithashtu se, skandalet e qeverisë janë bërë të njohura edhe jashtë Shqipërisë dhe se kjo, sipas tij, ka nxitur pjesëmarrjen e shqiptarëve të diasporës në protestë.

"Aferat e këtyre kanë marrë dhenë, janë bërë gazi i botës! Kushdo e sheh se çfarë po ndodh. Shumë prej diasporës janë mes nesh sot në bulevard, duke kërkuar vetëm një gjë: këta që mbajnë peng mirëqenien e këtij vendi të japin dorëheqjen!", tha i riu.

Në përfundim të fjalës së tij, protestuesi krahasoi mënyrën se si qeveria reagon ndaj protestës me praktikat e regjimit komunist.

"Kjo qeveri ka gjithë këto ditë që shpik armiq imagjinarë për të justifikuar veten, tamam si në kohën e xhaxhit. Por kohët kanë ndryshuar dhe ata duhet ta kuptojnë mirë një gjë: Këtu vendosim ne!", u shpreh qytetari.

protestues kryeministri rama tubim

Lini një Përgjigje