TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2026, 11:32

Deklarata e Trump lëkund sërish tregun e arit të zi, rritet me 6 përqind çmimi i naftës në bursë

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e Trump lëkund sërish tregun e arit të zi, rritet me 6
Foto Ilustrim

Çmimet e naftës u rritën me rreth 6% pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit "ka përfunduar". Deklarata ka shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të ri të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Kontratat futures të naftës amerikane West Texas Intermediate (WTI) me dorëzim në gusht u rritën me 6,38%, duke arritur në 74,90 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta Brent me dorëzim në shtator u ngjit me 6,10%, në 78,60 dollarë për fuçi.

Analisti i Ortus Advisors, Andrew Jackson, vlerësoi se Teherani nuk ka një motiv të fortë për të arritur menjëherë një marrëveshje, pasi beson se pozicioni i tij negociues përballë Trump mund të forcohet sa më shumë të afrohen zgjedhjet afatmesme në SHBA, që do të mbahen në nëntor. Sipas tij, sulmet e fundit përkuan me ceremonitë mortore për ish-udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Jackson paralajmëroi gjithashtu se rritja e çmimeve të naftës dhe e rendimenteve të obligacioneve amerikane shton gjasat që Rezerva Federale e SHBA-së (Fed) të mbajë një politikë monetare më të shtrënguar për një periudhë më të gjatë. Sipas tij, presionet inflacioniste mund të rezultojnë më të qëndrueshme nga sa pritej.

Në këtë kontekst, rendimenti i obligacionit 10-vjeçar të Thesarit amerikan u rrit me dy pikë bazë, duke arritur në 4,549%. 

Deklarata e Trump lëkund sërish tregun e arit të zi, rritet me 6

rritet cmimi i nafttes

Lini një Përgjigje