Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Aleanca mbetet një organizatë me karakter mbrojtës, por theksoi se çdo sulm ndaj vendeve anëtare do të marrë një përgjigje të fortë.
Gjatë një konference për shtyp, Rutte u shpreh se misioni i NATO-s është mbrojtja e rreth një miliard qytetarëve të vendeve anëtare dhe jo ndërmarrja e sulmeve ndaj shteteve të tjera.
“Ne jemi aleancë mbrojtëse, për të mbrojtur 1 mld vetë. Ne nuk sulmojmë kurrë një vend tjetër, por ne ama sigurohemi që të tjerët, nëse u shkon mendja të na sulmojnë, përgjigjja jonë duhet të jetë shumë e fortë", tha ai.
Rutte u ndal edhe te lufta në Ukrainë, duke theksuar se agresione të tilla nuk kanë vend në shekullin XXI dhe se në rrezik nuk janë vetëm kufijtë, por edhe vlerat demokratike.
“Në shek. XXI s’mund të sulmosh siç bëri Rusia me Ukrainën sepse janë vlerat që kërcënohen, demokracia. Nuk është vetëm botë e lirë, media është shtyllë e demokracisë dhe shoqëria ka detyrën që t’i bëjë të ditura opinionet e veta”, tha Rutte.
Lini një Përgjigje