Shqiptarët kanë dhënë ndër vite figura të shquara në art, sport, politikë dhe shkencë, të cilat kanë përfaqësuar me krenari origjinën e tyre në arenën ndërkombëtare. Krahas tyre, në media dhe publikime të ndryshme janë përmendur edhe personalitete të famshme botërore për të cilat është pretenduar se kanë rrënjë shqiptare ose arbëreshe.
Pretendimi për Lionel Mesin
Së fundmi është rikthyer në vëmendje pretendimi se familja e yllit argjentinas, Lionel Mesi mund të ketë origjinë arbëreshe. Sipas Imzot Alehandro Greco, një prift në Argjentinë, nëna e futbollistit kishte prejardhje nga komuniteti arbëresh, pasardhës të shqiptarëve që u vendosën në Italinë e Jugut ndërmjet shekujve XV dhe XVIII.
Sipas këtij pretendimi, gjyshi i Mesit kishte origjinë nga zona e Komos në Itali, ndërsa familja kishte lidhje me komunitetin arbëresh. Deri më tani, këto pohime nuk janë konfirmuar publikisht nga Leo Mesi apo nga dokumente zyrtare, ndaj mbeten në nivel pretendimi.
Pak kohë më parë, historiani Naim Flamuri u shpreh se futbollisti Lionel Mesi është me origjinë arbëreshë dhe kjo është e faktuar me dokumente. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Flamuri u shpreh se shumë familje arbëreshë emigruan nga Italia drejt Argjentinës, e një ndër to, ishte edhe familja e Mesit.
Sipas historianit, famlija e Mesit ishte nga Gjirokastra dhe ka emigruar në Argjentinë në vitin 1883.
Ndër të tjera, Flamuri deklaroi se Mesi ka folur edhe vetë rreth origjinës së tij.
"Ne kemi në Argjentinë, mos harroni, grupimin më të madh apo emigrimin më të madh të italianëve, pra, nga Italia që kanë migruar në Argjentinë, janë mbi 25 milionë, ose 65% e popullsisë së Argjentinës. Prej 45 milionë popullsi që ka Argjentina, 25 milionë janë italianë dhe shumë prej tyre ne kemi edhe arberëreshë të Kishës Ortodokse që ndodhen në Argjentinë.
Të gjithë këto studime janë të bëra mirë, me argumente. Ne nuk po mburremi me njerëz që janë gjaku ynë, pse mos t’i themi që janë gjaku ynë, sepse të huajt e marrin dhe e bëjnë të tyrin. Ne e kemi tonin dhe e lëmë në harresë. Këto janë familje stradiote, stradiot do të thotë kalorës, që vinin veçanërisht nga Shqipëria që ishin në udhëheqjen e ushtrisë veneciane në shekujt 14 dhe 15. Ndërmjet tyre ka familje të njohura që kanë emigruar nga Italia dhe ndërmjet tyre ishte edhe familja e Messit, e kemi të njohur me emrin Meksi. Tani është folur për origjinën e së ëmës, e cila është shqiptare. Messi ka përmendur që mund të ketë origjinë shqiptare", theksoi ai.
Arbëreshët janë një komunitet etno-gjuhësor me rrënjë shqiptare, i vendosur prej shekujsh në Italinë e Jugut, ku kanë ruajtur gjuhën, traditat dhe kulturën shqiptare.
Por përveç Mesit në listën e personazheve të njohur VIP me origjinë shqiptare janë edhe emrat e mëposhtëm:
Robert De Niro
Aktori i njohur amerikan Robert De Niro ka deklaruar gjatë pjesëmarrjes në Festivalin e Sanremos se origjina e familjes së tij është e përzier mes Siçilisë dhe Shqipërisë. Për këtë arsye ai është përmendur shpesh në listat e personaliteteve me lidhje shqiptare.
Ana Oxa
Këngëtarja italiane Ana Oxa ka deklaruar se babai i saj emigroi në Itali nga Shqipëria, konkretisht nga Kruja.
James Belushi
Aktori amerikan James Belushi, ashtu si edhe vëllai i tij i ndjerë John Belushi, vjen nga një familje me origjinë shqiptare.
Eliza Dushku
Aktorja amerikane Eliza Dushku ka folur vazhdimisht për origjinën e saj shqiptare dhe lidhjet me familjen e saj.
Joseph DioGuardi
Ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi është një nga figurat më të njohura shqiptaro-amerikane dhe prej dekadash ka qenë aktiv në mbështetje të çështjeve shqiptare në SHBA.
George Tenet
Ish-drejtori i CIA-s, George Tenet, ka deklaruar në autobiografinë e tij se familja e tij ka origjinë nga Himara.
William Gregory
Astronauti amerikan William Gregory ka bërë të ditur se paraardhësit e tij emigruan nga Shqipëria në fillim të shekullit XX.
Tie Domi
Ish-lojtari i famshëm kanadez i hokejit, Tie (Tahir) Domi, lindi në Kanada nga prindër shqiptarë.
James Biberi
Aktori amerikan James Biberi është gjithashtu me origjinë shqiptare.
Kristine Elezaj (Kebe)
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Kristine Elezaj ka ndërtuar karrierën e saj muzikore në Shtetet e Bashkuara.
Claydee (Klajdi Llupa)
Këngëtari dhe producenti Klajdi Llupa, i njohur me emrin artistik Claydee, ka lindur në Tiranë dhe më pas është vendosur në Greqi, ku ndërtoi karrierën muzikore.
Stanaj
Këngëtari Stanaj, i lindur në Nju Jork, është pjesë e brezit të artistëve shqiptaro-amerikanë që kanë depërtuar në tregun ndërkombëtar të muzikës.
GASHI
Reperi GASHI, me origjinë shqiptare, ka zhvilluar karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga artistët më të njohur shqiptarë në skenën ndërkombëtare të muzikës hip-hop.
Anastasia Soare
Sipërmarrësja e njohur dhe themeluesja e markës "Anastasia Beverly Hills", Anastasia Soare, është lidhur me origjinën shqiptare përmes deklarimeve të personave të afërt. Sipas grimeres Vjosa Paçuku, Soare i ka pohuar asaj se nëna e saj është nga Elbasani. Vetë sipërmarrësja nuk e ka bërë publikisht pjesë të identitetit të saj këtë prejardhje.
Emra të tjerë të përmendur ndër vite
Në publikime të ndryshme janë përmendur gjithashtu Sandra Bullock, Paul Walker dhe astronauti Alan Shepard si personalitete me lidhje shqiptare. Megjithatë, për këta emra mungojnë konfirmime të qarta dhe burime të besueshme që ta vërtetojnë përfundimisht këtë prejardhje.
Në të njëjtën kategori përmendet edhe futbollisti Mateo Musakio, i cili është identifikuar si me origjinë arbëreshe nga disa burime.
Lini një Përgjigje