TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2026, 11:10

Tensione në Kuvend, Noka ofendon Ballën: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në Kuvend, Noka ofendon Ballën: Në të s*mës do
Flamur Noka ofendon Taulant Ballën

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Gjatë debatit që po zhvillohej mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deputeti demokrat Flamur Noka ka shpërthyer në ofendime ndaj këtij të fundit.

Noka është dëgjuar t’i drejtohet Ballës me fjalë fyese dhe akuza të rënda, duke i thënë: “Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant”.

Përplasja ndodhi në momentin kur në Kuvend po diskutohej për protestat që prej më shumë se dy javësh zhvillohen në Tiranë kundër qeverisë dhe klasës politike.

Pak çaste më herët, Taulant Balla kishte replikuar me Sali Berishën, duke deklaruar se kreu i PD-së është personi i fundit që mund të flasë në emër të protestuesve. Ai e sfidoi Berishën që t’u bashkohej protestave në shesh.

Balla tha se ka kontribuar në një nga kërkesat e protestuesve, duke iu referuar kallëzimit që ka bërë ndaj Berishës në organet e drejtësisë.

“I fundit në këtë sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu. Nëse do të zbatosh, unë të sfidoj Sali Berisha sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se protestuesit kërkojnë edhe burgosjen e Berishës dhe se ai vetë ka bërë një kallëzim ndaj tij, duke ftuar institucionet e drejtësisë ta shqyrtojnë.

Më tej, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së akuzoi Berishën për ndryshimin e qëndrimeve ndaj protestave, duke kujtuar se fillimisht i kishte kritikuar ato, ndërsa tani, sipas tij, po përpiqet të paraqitet si përfaqësues i protestuesve.

 

Lini një Përgjigje