Te Milani vazhdojnë të ndihen pasojat e largimit të Paolo Maldinit, i cili mbajti postin e drejtorit sportiv për katër vite. Që prej ndarjes me klubin kuqezi, 57-vjeçari italian ka qëndruar larg angazhimeve zyrtare në futboll, ndërsa vijon të kërkojë një projekt të ri në të njëjtin rol.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Maldini ka shfaqur interes për t’iu bashkuar Fenerbahçes në Superligën turke. Gazetari Mauricio Pistoki bën me dije se ish-drejtuesi i Milanit është një nga kandidatët për të marrë një rol drejtues te klubi “verdheblu”.
Raportohet se Maldini është i gatshëm të arrijë një marrëveshje, nëse i garantohen kushtet e duhura të punës dhe liria për të menaxhuar merkaton.
Ky zhvillim ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi, por edhe në Itali. Ndërkohë, tifozët e Milanit kanë reaguar fuqishëm në rrjetet sociale, duke kërkuar ndryshime në drejtimin e klubit dhe rikthimin e Paolo Maldinit në postin e drejtorit sportiv.
Lini një Përgjigje