Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka dhënë një intervistë për median greke “Athletico.gr”, ku është shfaqur mjaft emocional teksa ka folur për babain e tij, legjendën e portës kuqezi, Foto Strakosha.
Gardiani 31-vjeçar nuk i kurseu fjalët vlerësuese për të atin, duke e cilësuar atë si figurën më frymëzuese në jetën dhe karrierën e tij.
“Babai im është një idhull, një histori frymëzimi”, u shpreh Strakosha gjatë intervistës.
Momenti vjen në një periudhë shumë të rëndësishme për portierin shqiptar, i cili vetëm pak ditë më parë fitoi kampionatin e parë në karrierën e tij me AEK-un e Athinës.
Ky sezon konsiderohet ndër më të mirët për Strakoshën, i cili ka qenë një nga liderët e skuadrës greke dhe një element kyç në suksesin e ekipit në kampionat.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje