TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2026, 15:40

Granit Xhaka pranë kalimit te “Shqiponjat” e Superligës, mediat turke zbulojnë prapaskenat

Shkruar nga Pamfleti
Granit Xhaka pranë kalimit te “Shqiponjat” e Superligës,
granit xhaka-ernest muçi

Mediat turke kanë hedhur së fundmi një “bombë” në merkato sa i përket së ardhmes së Granit Xhakës. Sipas raportimeve të “Sabah Spor”, mesfushori me origjinë shqiptare është i hapur për një transferim te Beshiktashi në Superligën turke.

Edhe pse Xhaka është nën kontratë me Sandërlendin deri në verën e vitit 2028, largimi i tij nuk përjashtohet. Futbollisti zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë në sfidën ndaj Mançester Junajtid, ku u vlerësua me notën 8.6 nga “Flashscore”, duke rezultuar ndër më të mirët në fushë për “Macet e Zeza”.

Sipas raportimeve, Beshiktashi është duke shqyrtuar mundësinë për të nisur negociatat, por fillimisht kërkohet miratimi i trajnerit Sergen Jalçin për të avancuar operacionin.

Në rast se transferimi realizohet, kampionati turk mund të sjellë një tjetër duel interesant mes futbollistëve shqiptarë, me Granit Xhakën te Beshiktashi dhe Ernest Muçin te Trabzonspori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A Spor (@aspor)

granit xhaka mesfushori shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje