TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2026, 16:52

Ende asnjë “gjurmë” për destinacionin e tyre të ri, 3 ‘shtyllat’ e mbrojtjes së kombëtares kuqezi me “valixhe në duar”

Shkruar nga Pamfleti
Ende asnjë “gjurmë” për destinacionin e tyre të
kombëtarja shqiptare

Teksa kampionatet kryesore evropiane po hyjnë në javët e fundit, e ardhmja e tre lojtarëve me rol kyç në repartin mbrojtës të Kombëtares shqiptare mbetet ende e paqartë.

Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin, Elseid Hysajn dhe Ylber Ramadanin, të cilëve u përfundon kontrata me klubet respektive në fund të këtij sezoni dhe deri tani nuk ka sinjale konkrete për vazhdimësinë e tyre.

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, nuk pritet të rinovojë me Atalantën, duke mbyllur kështu një cikël të gjatë me klubin bergamask. Situatë e paqartë paraqitet edhe për Elseid Hysajn, i cili nuk konsiderohet në planet e trajnerit Mauricio Sarri te Lacio.

Ndërkohë, edhe e ardhmja e Ylber Ramadanit mbetet në dyshim. Lepe ende nuk e ka siguruar matematikisht mbijetesën në Serinë A, ndërsa situata financiare dhe çështja e pagës së mesfushorit shqiptar duket se kanë ndikuar në negociatat mes palëve.

Me afrimin e merkatos së verës, pritet të ketë zhvillime të reja për tre futbollistët kuqezi, të cilët mbeten pjesë e rëndësishme e skemës së Kombëtares shqiptare.

berat gjimshiti elseid hysaj ylber ramadani mbrojtësi i kombëtares

Lini një Përgjigje