TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2026, 17:34

Silvinjo pritet të afrojë një tjetër emër të ri në kombëtare, në Greqi zbulojnë risinë e radhës nga tekniku brazilian

Shkruar nga Pamfleti
Silvinjo pritet të afrojë një tjetër emër të ri
kildman lilo

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në fillim të muajit qershor, fillimisht ndaj Izraelit dhe më pas përballë Luksemburgut. Në prag të këtyre sfidave, trajneri Silvinjo pritet të sjellë një tjetër risi në grupin kuqezi.

Sipas raportimeve të medias greke “Sport 24”, portieri Klidman Lilo është një nga emrat që mund të marrë ftesën e parë nga Kombëtarja A e Shqipërisë. 23-vjeçari, i lindur në Athinë, aktivizohet me OFI-n e Kretës në elitën e futbollit grek dhe së fundmi fitoi Kupën e Greqisë me klubin e tij.

Pas triumfit, Lilo tërhoqi vëmendje edhe me festimin e tij, duke mbajtur flamurin shqiptar. Portieri ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij deri më tani në Greqi, ndërsa më parë ka qenë pjesë e përfaqësueseve U-20 dhe U-21 të Shqipërisë.

Një grumbullim me ekipin e parë do të shënonte debutimin e tij në nivelin më të lartë me fanelën kuqezi. Gjatë këtij sezoni, Lilo ka regjistruar 14 paraqitje me OFI-n e Kretës, duke mbajtur portën e paprekur në tre ndeshje.

Nëse konfirmohet ftesa, ai do t’i bashkohej listës së futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në kampionatin grek, pas Thomas Strakoshës dhe Stavro Pilos. Për Lilon, ky moment konsiderohet si një hap i rëndësishëm në karrierë dhe një mundësi historike për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare.

 

kildman lilo portieri shqiptar

Lini një Përgjigje